Current Promotions

No active promotions at the moment. Check back later for special offers!

No video available

Get in Touch

Call Now Visit Website

About

Gazeta "Koha Jonë" është e para gazetë e pavarur dhe private në Shqipëri, e cila është themeluar me datë 11 Maj 1991 në qytetin e lashtë të Lezhës. Themelues i saj është Nikoll Lesi. Në vitin 1994 u bë gazeta më e madhe, e përditshme e Shqipërisë dhe arriti kulmin në ngjarjet e vitit 1997 në 82 mijë kopje të shitura në ditë.

Në korrik 1992 Nikoll Lesi i fali Aleksandër Frangaj 40 për qind të pronësisë së gazetës. Gazeta u bë me stafin më kurajoz e profesionistë në vend. Periudha më e vështirë , por më e sukseshme e kësaj gazete, mbeten vitet 1992-1997, ku jo vetëm ishte një gazetë profesioniste e kurajoze, por edhe u shndërrua në një "universitet " të medias shqiptare për atë kohë dhe këtë kohë. Gjatë kësaj periudhe media " Koha Jonë" nxori në treg edhe gazetat " Sport Ekspres" dhe "AKS". Ndaj gazetës "Koha Jonë" pati arrestime të kryeredaktorit dhe zv/kryeredaktorit të saj, ndjekje penale kundrejt drejtorit dhe rrahje e burgosje të gazetarëve nga pushteti i kohës. Kulmi arriti natën e 2 mars 1997 kur forcat qeveritare qëlluan me armë dhe dogjën krejt redaksinë e gazetës "Koha Jonë" dhe ajo nuk doli në treg për 40 ditë.
Me 7 Mars 2007 Nikoll Lesi largohet nga media për t'iu përkushtuar politikës si deputet dhe ia shet 100 përqind të aksioneve të gazetës "Koha Jonë"Aleksandër Frangaj, ndërkohë mediat e tjera ua shet personave të tjerë. Por surprizat dhe çuditë nuk vonojnë dhe me datë 17 Tetor 2013 Aleksandër Frangaj njofton se heq dorë përfundimisht nga pronësia në gazetën " Koha Jonë" . Nikoll Lesi e blen gazetën të cilën e themeloi në Lezhë në vitin 1991, duke u kthyer në media, falë edhe eksperiencës që krijoi në politikë duke qenë 12 vjet deputet në parlament.

Në multimedian "KOHA JONË" kanë punuar emrat më të mëdhenjë të medias
Botues i gazetës "Koha Jonë" është Nikoll Lesi.

Keywords

No keywords available

Amenities

No amenities listed yet

Upcoming Events

No upcoming events scheduled

Frequently Asked Questions

No FAQs available for this business.

Reviews

No reviews yet. Be the first to review!

Social Links

No social media links available

Photo Gallery

No photos available

Contact Information

Email not available

Business Info

14
1991
Not Available

Business Hours

Business hours not available

Own This Business?

Unclaimed

Take control of your business page to update information, respond to reviews, and more.

Claim This Business